Antifashizmi me fytyrë njeriu

Antifashizmi me fytyrë njeriu

17 dhjetor 2017 15:00

“Secila periudhë e ka fashizmin e vet”, kishte paralajmëruar Primo Levi, në një ese më 1974. Ai do të mundë ta kishte shtuar po ashtu se secila periudhë e ka edhe antifashizmin e vet.

Italia, duke qenë se ka prodhuar replikën e parë të fashizmit, po ashtu e kishte krijuar edhe rezistencën e parë ndaj politikave të reja. Caroline Moorehead - si pjesë të katërshes së saj mbi rezistencën që deri më tani përfshin vëllimet “A Train in Winter” (Një tren në dimër), “Village of Secrets” (Fshati i sekreteve) dhe librin e saj të fundit “A Bold and Dangerous Family” (Një familje e guximshme dhe e rrezikshme) - e ka rianimuar botën e familjes së re antifashiste italiane, Rossellis të Firences.

Duke shfrytëzuar shumë arsyeshëm qindra letra, Mooredead pikturon një portret intim familjar. Nëna Amelia, e lindur në një familje të pasur dhe patriote hebraike në Venecie, ishte forca më me ndikim në formatin kulturor të djemve të saj, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Me humbjen e djalit të saj, Aldo, në Luftën e Parë Botërore, veç sa e kishte dyfishuar patriotizmin e saj. Carlo, një personazh i zjarrtë, e kishte hedhur veten pakujdesshëm në luftën kundër fashizmit. Djali i saj më i riu, Nello, ishte përkushtuar në studimet e historisë, që shënoi kontrast të thellë ndërmjet idealizmit të Risorgimentos dhe brutalitetit të regjimit të Mussolinit.

Moorehead shkruan në mënyrë interesante për çështjet e brendshme, tensionin e brendshëm në rezistencën nëntokësore e madje edhe për monotoninë e zymtë e jetesën në izolim, në ishujt e largët. Nello u lirua me ndërhyrjen e një historiani të fuqishëm. Carlo u gjykua dhe u dënua (derisa përmbylli fjalimin e tij mbrojtës “kishte tinguj të zhurmshëm të qarjes”, shkruan Moorehead), por pastaj ai fluturoi në ekzil në një ikje të guximshme.

Nga Parisi themeloi “Giustizia e Libertà” (Drejtësi dhe liri), një prej lëvizjeve më të shquara jomarkiste antifashiste, duke tërhequr një numër të madh të intelektualëve hebrenj, përfshirë edhe Carlo Levin dhe Primo Levin... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme