Dy monumentet e Sahit Agës Foto: Koha

Dy monumentet e Sahit Agës

17 dhjetor 2017 13:00

Gjallëria që e ka sot fshati Kufcë e Poshtme nuk është ajo e fëmijërisë së Mehmet Tahirit. Shtatëdhjetekatërvjeçari e mban në mend kur i ati i tij Sahiti, e bleu kullën e vetme në këtë fshat, në vitin 1958. Ishte 15-vjeçar kur në këtë vend erdhi me familje nga Gjilani. Thotë se sot është shumë më mirë se atëherë, për faktin se vendi tash është populluar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shtëpi të bukura janë ndërtuar në këtë pjesë të fshatit që gjendet fare pranë qytetit në lindje të Kosovës. Ato janë të gjitha ndërtime të reja, të pasluftës së fundit në Kosovë, secila më e bukur se tjetra. Me kopshte të rregulluara bukur.

Por Kulla është monumentale. Ajo u ndërtua në shekullin XIX, nga Sahit Aga, një tjetër burrë me emrin Sahit, që nuk ka kurrfarë lidhjeje gjaku me Sahitin që e bleu këtë objekt në shekullin XX.

Në oborrin e shtëpisë është edhe një tjetër monument me vlerë të veçantë për Gjilanin. Është çezma e Sahit Agës. Mbi të, si dekor është vënë një gurë i rrumbullakët dhe masiv, i cili Sahit Agës i ka shërbyer për diçka tjetër.

I kohës së kullës është edhe një ahur, e të vonë por me vlera të çmueshme janë edhe një kosh për drithëra e kalldrëmi i shtruar përreth kullës së moçme.

Objekti që binte në sy

I ndodhur mu para objektit të moçëm të kullës, Mehmet Tahiri, nis të rrëfejë historinë e monumentit. Thotë se objekti u ndërtua në kohën e osmanëve, nga Sahit Aga, një i kamur i kohës që kontrollonte një pjesë të fshatrave të zonës.

“Se si ka ndodhur, në kohën e Jugosllavisë së parë dhe të dytë, kjo kullë ka mbetur në përdorim të serbëve. Baba e ka ble në vitin 1958, nuk e di sa e qysh”, thotë Tahiri, derisa tregon se edhe babai i tij quhej Sahit, por nuk ka të bëjë me Sahitin e parë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme