“Albmoji” me simbole shqiptare në telefona të mençur

“Albmoji” me simbole shqiptare në telefona të mençur

17 dhjetor 2017 09:56

Një koleksion ikonash të inspiruara në simbole, heronj e histori shqiptare është përmbledhur nën titullin “Albmoji”. Është vënë në dispozicion të përdoruesve në formën e një aplikacioni.

Shqiponja, flamuri “Autochtonous”, flamuri dardan e ai i Kosovës, çiftelia, pasaporta, makiato, viza, traktori, vetura “Golf 2”, ushqimet tradicionale, si pitja e flija – në formë të atyre që njihen si “Emoji”, mund të përdoren si në “iMessage” edhe në aplikacione të tjera për komunikim, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Fracton” një kompani kreative e specializuar në dizajnimin dhe zhvillimin e ueb-aplikacioneve dhe aplikacioneve mobile, e ka realizuar “Albmoji” për të cilin ilustrimet i ka bërë Rrezart Dujaka. Aktualisht ky aplikacion përfshin 90 ikona, por planet janë që ato të shtohen edhe më.

Kombinimi i së kaluarës me të tashmen

Rilindja përkujtohet me portretin e Naim Frashërit, trashëgimia kulturore me “Hyjneshën në fron”, e historia e luftës së fundit me imazhin e komandantit legjendar Adem Jashari.

Sofra, elemente të veshjes tradicionale, përkrenarja e heroit Gjergj Kastriot-Skënderbeut, flamuri i Dardanisë e plotësojnë të kaluarën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme