Tri ditë në ishull Foto: Koha

Tri ditë në ishull

17 dhjetor 2017 09:30

Minibusi me nja njëzet ulëse të bën ta përjetosh udhëtimin nga hoteli deri te qendra e qytetit sikur të ishe para televizorit të tipit të vjetër të mbuluar me tentene.

Duket të mos ketë autobus në qytet që të mos jetë dekoruar me ca perde, që te ne prej kohësh janë nxjerrë nga përdorimi, shkruan sot “Koha Ditore”. Ky është një ndër 8 milionë veturat dhe 13 milionë motoçikletat që qarkullojnë nëpër ishull.

Shpejt i harron edhe perdet e edhe dritat shumëngjyrëshe që e ndriçojnë brendinë e tyre, dhe e kthen shikimin nga qyteti. Rrugët e gjëra, të ndara në mes me oaza të gjera gjelbërimi e të mbikaluara me viadukte të larta, sikur të ishin vendosur në katin e sipërm të shtëpisë, e përshkojnë pjesën më të madhe të hapësirës nëpër të cilën kalohet. Dalja deri në qendër nga hoteli merr pesëmbëdhjetë minuta: pa asnjë pauzë tjetër që nuk e shkaktojnë ndalesat e obligueshme para semaforëve.

Qyteti jashtëzakonisht i pastër, me gjithë 2.7 milionë njerëzit që e banojnë nuk dallohet për ndonjë arkitekturë mbresëlënëse. Përkundrazi, një pjesë e ndërtesave madje të aludon në ndërtimin e llojit të socializmit, ku nuk është aq e rëndësishme dukja sa organizimi i brendshëm. Ecja graduale drejt mesit të qytetit sjell ndërtimin e ri – atë të obligueshmin në lartësi, për shkak se Tajvani është ndër vendet me dendësinë më të madhe të popullsisë në botë, me rreth 650 banorë në kilometër katror.

Dikur pushimore e perandorit, ishulli shtet, megjithëse nuk e ka shpallur kurrë pavarësinë, funksionon si sahat. Disiplinë e rend, punë e përkushtim – kjo është ajo që e karakterizon këtë vend... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme