Shqiptarët, të cilët e pranuan kristianizmin që në shekullin I, në shekullin VIII sajuan një herezi të njohur me emrin albanizëm. Mirëpo së shpejti u rivendos bashkimi fetar.
Në shekullin IX një numër i madh shqiptarësh vajtën pas skizmës së Fotiusit (Photius), derisa të tjerët vazhduan të ngelnin të bashkuar me Romën. Kur arritën turqit në Shqipëri, ata e gjetën popullin shqiptar të ndarë në dy grupe të mëdha fetare; ndërsa nga pikëpamja politike, ata u gjetën përballë një vendi të organizuar në aspektin feudal.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë shkrimtar anglez i cili po e përgatit një libër interesant (duke mbajtur parasysh se me sa kujdes mbledh dokumente) me të drejtë mendon se në organizimin feudal të shqiptarëve duhet të kërkohet shkaku i kalimit të një numri të madh të tyre në islamizëm.
Vërtet popullsitë sllave nuk kishin ç’të përfitonin nga përqafimi i fesë së ngadhënjimtarëve, ngase tek ata ishte i panjohur sistemi feudal, ata përbëheshin vetëm nga një mori pronarësh të vegjël, ndërsa shqiptarët i humbnin të gjitha privilegjet e tyre duke e ruajtur një fe të cilën turqit nuk e shikonin me sy të mirë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.