Titulli “Koferi i Konicës” i referohet arbitraritetit vlerësues të Faik Konicës, i cili themeloi kritikën shqipe. Konica, duke qenë i familjarizuar me letërsinë moderne në botë, vriste mendjen shpesh se si do të mundë të bëhej letërsia shqipe pjesë e letërsisë evropiane, apo edhe botërore. Lexonte, analizonte, selektonte, por nuk mund ta mbushte as një kofer të vogël me libra, që do t’i bënin ballë vlerësimit të tij krahasues.
Qëllimi i Konicës ishte t’i gjente ato vepra shqipe që mund të lexoheshin edhe në kohën e tij nga njerëz me kulturë si të tij. Si kritik që shquhej për një kulturë më të madhe se ajo e shkrimtarëve të cilët i kritikonte, ai nuk e gjente kënaqësinë e leximit në veprat shqipe për shkak të shijes së formuar nga kryeveprat botërore, të cilat i merrte si pika krahasimi për ta kuptuar se ku jemi ne, shkruan sot Ag Apolloni në Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDiçka të ngjashme për nga arbitrariteti, në letërsinë botërore e ka bërë Ezra Pound, i cili, duke provuar të gjejë fondin e artë të letërsisë botërore, nga gjithë letërsia greke sugjeronte të lexoheshin vetëm epet e Homerit dhe nja pesë-gjashtë faqe të Safos, nga letërsia romake vetëm pak prej Ovidit, nga Mesjeta ndonjë ep dhe ndonjë poezi trubadurësh, nga italianët nja tetëmbëdhjetë poezi të Kavalkantit dhe “Komedia hyjnore” e Dantes, kurse për letërsinë angleze thoshte se librat më të mirë të saj janë përkthimet...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.