Pamuk: Romani po globalizohet

Pamuk: Romani po globalizohet

16 dhjetor 2017 12:02

Shkrimtari i njohur dhe fituesi i çmimit “Nobel” për letërsi, Orhan Pamuk, po qëndron për herë të parë në Mal të Zi, ku është bërë pjesë e aktiviteteve të ndryshme që kanë nisur të enjten mbrëma në Podgoricë. Vizita e tij zgjat deri të dielën dhe shkrimtari me nam ndalet edhe në Bijelo Polje e në Cetinjë

Takimi i parë me adhurues të tij dhe dashamirë të letërsisë u bë të enjten në mbrëmje në kryeqytetin e Malit të Zi, ku Orhan Pamuk bëri edhe hapjen zyrtare të Sallonit Dimëror të Librit. Me këtë rast, shkrimtarit të famshëm iu nda edhe çmimi “Flaka letrare” (Knjizevni plamen), e themeluar nga nobelisti tjetër i madh peruan, Mario Vargas Llosa dhe shtëpia botuese ‘Nova Knjiga”, shkruan sot Koha Ditore.

Ndër të tjera, Pamuk e ka cilësuar të shkruarit stil jete. “Pra s’bëhet fjalë për një situatë kur unë shkruaj e pastaj kam një tjetër punë. Për mua, të shkruarit është jeta ime dhe i jam përkushtuar krejtësisht e gjithçka në jetën time është e organizuar rreth të shkruarit. Jeta dhe të shkruarit për mua janë një. Zgjohem në gjysmë të natës, në pizhame, shkoj te tavolina e punës që të kontrolloj, të këqyri se si e kam shkruar ndonjë pjesë”, ka thënë Pamuk...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme