Kulturë

“Hollyshit” në sheshin ku përbuzen vendësit

Ekipi i një produksioni filmik hollywoodian zbarkon në një pjesë të Irlandës. Yjet kinematografike shihen si njerëz të veçantë nga banorët vendës. Qytetarët e vendit janë të “privilegjuar” që të marrin pjesë në xhirime. Por vetëm si statistë. Ka prej atyre që janë plakur në këso rolesh.

Aktorët Adrian Morina dhe Ylber Bardhi portretizojnë mbi 25 role në shfaqjen “Hollyshit”, që është dramatizuar nga Shkëlzen Berisha bazuar në veprën “Gurë në xhepat e tij” të Marie Jones. Shfaqja me regji të Ilir Bokshit, e dhënë premierë të enjten mbrëma në teatrin “Dodona” në kryeqytet, nxjerr në pah përdorimin e aktorëve vendës nga produksionet e mëdha filmike. Ata konsiderohen si skllevër edhe nga punonjësit më të thjeshtë të produksioneve, shkruan sot Koha Ditore.

Gjithçka nis si komedi, ku batutat nxjerrin të qeshura nga publiku. Yjet kinematografike i tërheqin fort statistët vendës. Çarlli Konllon dhe Xhejk Kuin nuk mund të përmbahen përballë Katarina Xhovanit që vjen si alamet aktore e damë. Ajo ka probleme me të folurën vendëse dhe kërkon ndihmë nga vendësit...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.