Kulturë

Pajtimi përmes librit

Librat.

Romane, histori, poezi e poema, rrëfime e kujtime, polemika a pamflete. Që të gjitha libra, leximi i të cilave na sjell më afër një njeri, qytet, vend, shoqëri, peizazh, traditë, histori a jetëshkrim të huaj e të panjohur.

Një libër është shumë më shumë sesa një strukturë verbale, apo dhe grumbull strukturash verbale; është një dialog që vendoset me lexuesin – kishte thënë Jorge Luis Borges, duke e përshkruar librin si një qenie, që nuk është e izoluar, shkruan sot Agron Bajrami në Koha Ditore.

Duke qenë se është i tillë – një qenie dhe jo e izoluar – marrëdhënia e lexuesit me librin, është sikur me një të huaj, të panjohur deri në momentin e leximit. Është një zbulim gradual i një jete, vendi e shoqërie tjetër, shpeshherë edhe një të tillë për të cilën lexuesi ka paragjykime...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.