Popullsia e Vilajetit të Kosovës më 1902

Popullsia e Vilajetit të Kosovës më 1902

16 dhjetor 2017 08:58

Vilajeti i Kosovës, si njësi territoriale dhe administrative e Perandorisë Osmane, i formuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX, pas vitit 1878 kishte një sipërfaqe prej 32.900 kilometrash katrorë.

Kufizohej me këto shtete e njësi territoriale dhe administrative: Austro-Hungarinë, Serbinë, Malin e Zi, Bullgarinë, Vilajetin e Shkodrës, Vilajetin e Manastirit dhe Vilajetin e Selanikut. Strukturën dhe ndarjen administrative të tij e përbënin Sanxhaku i Shkupit me kazatë: Shkupi, Orhanie-Kaçaniku, Qyprili, Ishtip, Radovishtë, Males-Osmanie, Koçana, Kratova, Palanka, Kumanova; Sanxhaku i Prizrenit me kazatë: Prizreni, Tetova, Luma; Sanxhaku i Prishtinës me kazatë: Prishtina, Gjilani, Presheva, Vushtrria, Mitrovica, Tregu i Ri; Sanxhaku i Sjenicës me kazatë: Sjenica, Novavaroshi, Bjellopolje, Kolashini; Sanxhaku i Pejës me kazatë: Peja, Gjakova, Tërgovishta-Rozhaja, Berana, Gucia; Sanxhaku i Plevljes me kazatë: Taslixhe-Plevlje, Prijepolje. Numri i përgjithshëm i fshatrave në këtë vilajet ishte 3.241, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas një dokumenti austro-hungarez të vitit 1916, i cili ruhet i përkthyer në gjuhën shqipe në Arkivin e Institutit të Historisë në Tiranë, në vitin 1902, numri i banorëve të kazave të Vilajetit të Kosovës ishte 1.079,196...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme