Nesër ekspozohen fotografi të refugjatëve nga Kosova në Kukës të vitit 1999 Foto ilustrim

Nesër ekspozohen fotografi të refugjatëve nga Kosova në Kukës të vitit 1999

14 dhjetor 2017 21:34

Nesër, në Modelariumin e Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, hapet ekspozita “Bri plagomës prej nga derdhet dhimbja”, me fotografi të refugjatëve nga Kosova në Kukës gjatë luftës së vitit 1999, të autorit Fatos Lubonja.

Ekspozitës i paraprinë një bisedë mes Fatos Lubonjës dhe Veton Surroit, e moderuar nga Shkëlzen Gashi, me temat: lufta në Kosovë, pavarësia e Kosovës, pajtimi mes Kosovës e Serbisë dhe marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri.

Do të ketë edhe muzikë jazz nga Ilir Bajri, Arian Randobrava dhe Enes Beu, si dhe koktej.

Organizator i ngjarjes janë ADMOVERE dhe KFOS. Kurator është Xhevahir Kolgjini.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme