Kulturë

Ismail Kadare vjen me një libër të ri

Shkrimtari i madh shqiptar sjellë librin e ri “Proza e shkurtër, në një vëllim”, është libri i ri i shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare.

Dje shkrimtari Ismail Kadare, është takuar me drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë Persida Asllani, me ç’rast kanë biseduar për këtë botim të ri të Kadaresë, i cili do të vijë nga Shtëpia Botuese Onufri, shkruan KultPlus.

Lajmi është bërë i ditur nga Onufri, të cilët përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, kanë publikuar një fotografi të Kadaresë, dhe një mbishkrim duke dhënë detaje për librin e ri. Në këtë libër voluminoz do të përmblidhen tregime dhe novela të shkruara që nga viti 1953 deri më 2008. Ndërsa tregimet dhe novelat në një vëllim janë zgjedhje e autorit.