Ministria s’e di se ku do ta ndërtojë Teatrin e Operës dhe Baletit Foto: Koha

Ministria s’e di se ku do ta ndërtojë Teatrin e Operës dhe Baletit

13 dhjetor 2017 09:05

Ministria e Kulturës planifikon që vitin e ardhshëm të konkretizojë projektin ideor e atë final për teatrin e operës dhe baletit “Dr. Ibrahim Rugova”.

Por ky institucion ende nuk e di nëse do të tentojë që objekti të ndërtohet në parcelën afër Fakultetit Teknik, aty ku para tetë vjetësh u vendos guri themeltar për këtë institucion, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në anën tjetër, Komuna e Prishtinës lokacionin që tash ngjan me moçal nuk e sheh si vend të përshtatshëm për Teatrin e Operës dhe Baletit, e madje për atë vend sërish ka përmendur plane të tjera. Bile, sipas Komunës, një institucion si ky duhet të zërë vend afër qendrës së qytetit.

Krejt këto bëhen pasi shteti investoi mbi një milion euro në projekt e themele të “Dr. Ibrahim Rugovës”, mjete për të cilat, pos për të që u shpenzuan, askush nuk ka dhënë përgjegjësi.

Ministria e Kulturës për vitin që vjen ka paraparë 100 mijë euro për këtë projekt kapital, për dallim të planifikimeve për vitin 2017, ku ishin caktuar 300 mijë euro.

MKRS-ja paralajmëron se gjatë vitit të ardhshëm do të përgatiten projekti ideor dhe ai final që e zëvendësojnë atë të mëparshmin që u shpall i pavlefshëm... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Ismeti13/12/2017 09:50

Afër stadiumit kombëtar bë Komoran.?!!

Shto koment

Të ngjashme