Murali në Hamamin e Prishtinës pesë muaj në pritje të konservimit Foto: Koha

Murali në Hamamin e Prishtinës pesë muaj në pritje të konservimit

13 dhjetor 2017 09:35

Ka pesë muaj që puna për ruajtjen e pikturës murale në Hamamin e Madh të Prishtinës është lënë në gjysmë.

Krejt kjo sherri i vonesës së alokimit të pesë mijë eurove shtesë nga Ministria e Kulturës, transmeton “Koha Ditore”.

Përderisa ka premtuar se mjetet do të transferohen sot (e mërkurë), MKRS-ja arsyetohet se zvarritja ka ndodhur për shkak të vonesave të rishikimit të buxhetit. Ka kohë që e ka aprovuar kërkesën, që e çon në 15 mijë euro koston e këtij intervenimi.

Qysh prej prillit e deri në korrik, dy ekspertë të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve me anë të projektit morën përsipër ringjalljen e kësaj pikture murale në murin e brendshëm të monumentit pesëshekullor.

Puna u ndërpre pikërisht kur kishte mbetur të intervenohej për ruajtjen e saj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

ELIZA14/12/2017 11:14

Jam shume kureshtare te di se kush e bene mbikrqyerjen e punes te ketyre "ekspertave" te Institutit, a restaurine keta apo vetem kryjn pune te molerave.

ICOMOS KOSOVA13/12/2017 14:58

Në fushën e trashëgimisë kulturore dhe standardeve që lidhen me konservim apo restaurim ka vetëm specialiste te konservimit apo restaurimi e jo ekspert .Ne Republikën e Kosovës tani për tani nuk kemi asnjë specialist të licencuar komfor dispozitave ligjore të kësaj fushe multidisciplinare gjersa individët e proklamuar janë vetëm piktorë amatore të cilët nuk kanë asnjë njohuri se çka është dhe si bëhet restaurimi apo konservimi i muraleve e mos të flasim se ndërhyrje restauruese apo konservuese ndermirën pa plane dhe programe të mirëfillta. Përkufizimi tradicional i rolit të një konservatori përfshin rishikimin, ruajtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore duke përdorur çdo metodë që ka provuar efektivitetin në mbajtjen e gjërave sa më afër origjinalit sa më gjatë që të jetë e mundur. Sot, megjithatë, ky përkufizim është zgjeruar dhe mund të përshkruhet si një menaxhim etik i të mirës kulturore.Konservator-restaurator zbaton udhëzime të thjeshta etike, të tilla si:Parimi i ndërhyrjes minimale, përdormi metodave dhe materiale të k thyeshmërisë për të zvogëluar probabilitetin e trajtimit, hulumtimit dhe përdorimit në të ardhmen.Restauruesi apo konservatori duhet të marrë në konsideratë mendimin e një personi të tretë, si dhe vlerën dhe kuptimin e objektit, duke përfshirë nevojat fizike të materialit, me qëllim që të marrë një vendim për strategjinë e saktë të restaurimit të ruajtjes së një veprimi të mundshëm.

Shto koment

Të ngjashme