Doli nga shtypi “Tarikati Islam Halveti te shqiptarët” i Dr. Alban Dobrunës

Doli nga shtypi “Tarikati Islam Halveti te shqiptarët” i Dr. Alban Dobrunës

12 dhjetor 2017 15:51

Në javën e parë të muajit të fundit, dhjetor, 2017, doli nga shtypi libri me titull ‘Tarikati Islam Halveti te shqiptarët ’ nga historiani dr. Alban Dobruna, botim i Instituti të Historisë, Prishtinë, 2017.

Autori, nga Gjakova, u diplomua në Fakultetin Filozofik - Dega e Historisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa mbrojti doktoratën me temë: “Rendi Halveti te shqiptarët gjatë shekullit XX”, dy vjet më parë në Qendrën e Studimeve Albanologjike të Institutit të Historisë, në Tiranë.

Ka botuar një varg punimesh dhe studimesh nga fusha e historisë, ndërsa ka marrë pjesë me kumtesa në shumë konferenca kombëtare e ndërkombëtare.

Libri me titull ‘Tarikati Islam Halveti te shqiptarët’ është libra i parë i Dr. Alban Dobrunës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme