“Flaka e Janarit 2018” i kushtohet Skënderbeut

“Flaka e Janarit 2018” i kushtohet Skënderbeut

12 dhjetor 2017 14:50

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbledhur sot Bordin e manifestimit shumëkulturor kombëtar “Flaka e Janarit 2018”.

Në këtë takim janë formuar grupet punuese për katër shtyllat e manifestimit që tradicionalisht kanë qenë: arti letrar, pamor, dramatik dhe arti muzikor.

“Flaka e Janarit 2018” sivjet i kushtohet Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, në 550 vjetorin e vdekjes, ka thënë kryetari Haziri, dhe ka sqaruar se në aspektin e kulturës i tërë viti 2018 do t’i kushtohet atij.

Po ashtu, në këtë takim është vendosur edhe për shpalljen e konkursit për shtyllat e sipërpërmendura, për brendingun, sikurse edhe për aspektet e sponsorimit të këtij manifestimi nga ana e kompanive gjilanase.

Ky manifestim shumëkulturor sivjet i është kushtuar kolosit të Karadakut, Idriz Seferi.​

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme