Në Pukë nis projekti për restaurimin e shkollës ku dha mësim Migjeni

Në Pukë nis projekti për restaurimin e shkollës ku dha mësim Migjeni

12 dhjetor 2017 09:38

Në Pukë ka nisur puna për hartimin e projektit të restaurimit të shkollës ku dha mësim poeti Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni, bën të ditur ATSH.

Specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës kanë udhëtuar drejt shkollës muze të qytetit të Pukës, në vendin ku Migjeni jeton sot nëpërmjet fotove, kujtimeve dhe veprave të tij, të cilat qëndrojnë të ekspozuara në ambientet e shkollës.

Duke marrë parasysh gjendjen aktuale jo të mirë të monumentit dhe rëndësinë e tij, specialistët kanë nisur punën për hartimin e projektit të restaurimit.

Instituti i Monumenteve të Kulturës ka theksuar se restaurimi i elementëve karakteristikë të objektit si dhe rikonceptimi i ambientit të brendshëm në shërbim të ekspozimit të objekteve, do të mund të rikthejnë vëmendjen e vizitorëve ndaj këtij objekti muzeal, me vlera të veçanta.

Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme