Kulturë

Udhëheqja e arkivit në Pejë kërkon objekt të ri

Arkivi Ndërkomunal i Pejës i ndërtuar para 6 dekadash ndodhet në gjendje të keqe. Sidomos enterieri është ka mbetur ai i viteve ‘60.

Megjithëse nga jashtë infrastruktura përreth objektit tregon kohën e re, por porsa të hysh brenda kthehesh në vitet ’60, pasi në ambientin e brendshëm asgjë nuk ka ndryshuar prej kohës kur është themeluar dhe sistemuar arkivi në atë objekt, shkruan sot “Koha Ditore”.

Bajram Kelmendi, drejtori i Arkivit Ndërkomunal, tregon se objekti i arkivit është ndërtuar më 1956 për krejt diçka tjetër. Deri në themelimin e arkivit në vitin 1968, siç thotë Kelmendi, ky objekt kur është ndërtuar ka qenë qumështore. Gjurmët e qumështores gjenden edhe sot në bodrum, ku në njërën prej dhomave të arkivit ende gjendet një kazan i madh qumështi. “Si qumështore ka punuar deri në vitin 1968 kur ky objekt është rinovuar dhe përshtatur për arkiv, i cili është themeluar po atë vit. Prej atij viti arkivi ka funksionuar në këtë objekt ku jemi dhe tashti”, tregon Kelmendi.

Rinovime në këtë objekt nuk ka pasur në hapësirat e brendshme, përveç gëlqerosjes që ka ndodhur kohë pas kohe. Një objekt i ri për arkivin është pritur të ndërtohej para gjashtë vjetësh, me një projekt të Ministrisë së Administratës Publike, por siç thotë Kelmendi, ai projekt ka dështuar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.