Regjisori i “T’padashtun”, aktor në tri projekte të huaja

Regjisori i “T’padashtun”, aktor në tri projekte të huaja

12 dhjetor 2017 10:24

Filmi debutues i metrazhit të gjatë i Edon Rizvanolit, “T’padashtun”, ka prekur të gjithë ata që e kanë parë, pikërisht për mënyrën e trajtimit të temës që ka bërë ai si regjisor dhe skenarist.

Rizvanolli është dëshmuar si filmbërës, por edhe si aktor, fillimisht i teatrit e tash edhe i filmit. Tash i është rikthyer furishëm aktrimit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Me tri rolet e fundit ai paraqitet krejt ndryshe: si kriminel, trafikant i drogës dhe menaxher i një klubi të futbollit i cili është pjesë e rrjetit ndërkombëtar të krimit. Krejt këto tri role janë në tri produksione të ndryshme, por që në të gjitha ai paraqitet në rolin e djalit të “keq”.

Tashmë ka përfunduar xhirimet e serialit holandez “Flikken Maastricht” ku luan rolin e një krimineli që ka emrin Kushtrim. Ky serial do të fillojë të transmetohet vitin që vjen. Në një rol të ngjashëm ai paraqitet edhe në serialin tjetër holandez, “Voetbalmaffia”, i cili tashmë ka filluar të shfaqet për publikun.

Nga tetë episode, sa ka sezoni i parë i këtij seriali i kanalit holandez “KRO-NCRV”, ai paraqitet në shtatë prej tyre. Ndërsa roli tjetër është ai i një krimineli, për filmin televiziv “Der Amsterdam Krimi”. Ky film është produksion i televizionit shtetëror gjerman ARD dhe ka dy pjesë. Aty ka një rol të vogël, por që për Rizvanollin është i rëndësishëm për një arsye tjetër... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme