Atë që politika shumë shpesh ngec ta bëjë, edhe një herë po e bën muzika. Jazz-kitaristi i njohur kosovar, Taulant Mehmeti, i cili po bën karrierë në New York, ka dëshmuar se si arti mund të thyejë barriera, ani pse një gjë e tillë nuk ka qenë e lehtë për të.
Me gjithë faktin se po gjen pak mbështetje tek autoritetet shtetërore të Kosovës, përdor të gjitha forcat që muzikën e tij ta luajë nëpër vende që s’e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, e në të njëjtën kohë po merr përsipër rolin e një ambasadori të kulturës së vendit të tij, shkruan sot “Koha Ditore”.
Pas një tentimi të gjatë, më në fund është lejuar që të hyjë në Spanjë dhe të bëhet pjesë e një turneu 12-ditor nëpër festivale të njohura dhe klube prestigjioze të muzikës jazz nëpër qytete spanjolle.
Pesë vjet më parë, kur ai kishte marrë ftesën e parë që të mbante koncert në Spanjë nga violinisti dhe kompozitori i njohur Ernesto Llorens, deri më tani Mehmeti ka tentuar që të gjejë forma për të shkuar atje.
Për arsye se pasaporta e tij nuk pranohet në një vend si Spanja, ai për këto vite thotë se ka humbur shumë koncerte.
Kësaj radhe, me ndihmën e ambasadorit të Spanjës në ShBA, Konsullatës së këtij shteti në New York, Dino Korças nga “Albanian Institute” dhe Llorensit, ka marrë një dokument special që i mundësoi atij shkuarjen në Spanjë. Turneun e nisi më 9, e do të vazhdojë deri me 23 të këtij muaji... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
12 dhjetor 2017 10:34
-
Shpërndaje në: