Kulturë

Promovohet libri “Fshati i vrarë” me fakte dhe dëshmi të masakrës në Krushë të Vogël

Në marsin e vitit 1999, 112 burra, në mesin e tyre edhe pleq, ishin ndarë me forcë nga gratë dhe fëmijët, nga ushtria serbe në fshatin Krushë të Vogël. Të gjithë u vranë e trupat e tyre u dogjën.

dëshmohet me rrëfime të të mbijetuarave të kësaj masakre në librin “Fshati i vrarë” i autorëve Agron Limani dhe Qemajl Krasniqi, raporton KTV.

Ky libër po vlerësohet si një dëshmi e cila mund të shërbejë si për historinë po ashtu edhe për ta njohur botën me tragjedinë që e përjetuan banorët e Krushës, madje nga fqinjët e tyre serbë e romë.

Autorët e këtij libri thanë se institucionet e vendit dhe faktori ndërkombëtar nuk kanë bërë asgjë në zbardhjen e fatit të këtyre personave.

Por zyrtarë të qeverisë u zotuan se kjo çështje do të diskutohet në Bruksel.

Ky material u ishte dorëzuar edhe UNMIK-ut dhe të gjitha institucioneve të Drejtësisë por asnjëherë askush nuk është marrë me zbardhjen e fatit të personave të zhdukur të këtij fshati.