Kandidati sirian për “Oscar” që iu shmang Qeverisë

Kandidati sirian për “Oscar” që iu shmang Qeverisë

10 dhjetor 2017 17:00

Në dokumentarin e “Little Gandhi” për kryengritjen në Siri e cila shpërtheu në vitin 2011, dy aktivistë mundohen të japin një intervistë në Daraya, në periferi të Damaskut. Derisa kamera incizon, ata pauzojnë. Ka shumë të shtëna armësh në sfond.

“Snajperi është rreth 200 metra larg nesh”, thotë njëri prej tyre, Muhammad Shihadeh, në gjuhën arabe. “Lokacioni ynë i tanishëm është larg linjës së snajperit aq larg sa kemi mundur”, shton ai.

Ky është vetëm nj prej shumë momenteve traumatike që Sam Kadi, regjisori sirian i filmit, është përballur gjatë realizmit të rrëfimit për Ghiath Matarin, aktivistit në Daraya, i cili u bë fytyra e protestave të para paqësore të shtetit.

I njohur si “Little Gandhi” (për shkak se u ka dhënë ushtarëve lule si masazh për ndalimin e dhunës), Matar (26) vdiq pasi që ishte burgosur nga forcat qeveritare, vdekje kjo e cila zemëroi komunitetin ndërkombëtar, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Tani “Little Gandhi” është filmi i parë në historinë e Sirisë, i cili propozohet për çmimin “Oscar” në kategorinë e filmave në gjuhë të huaj. Është kandidat edhe pse filmi asnjëherë nuk është shfaqur në Siri, një prej kërkesave kryesore për kandidimin e filmit.

“Filmi nuk është në favor të regjimit, kështu që unë do të ekzekutohesha nëse do ta shfaqja filmin në Siri”, ka thënë Kadi (43), gjatë një interviste telefonike. Këtë vit, 92 shtete kanë propozuar filmat e tyre për nominim për “Oscar”, duke përfshirë shtetet që për herë të parë e kanë këtë të drejtë si Haiti, Mozambiku, Senegali dhe Hondurasi. Është një numër rekord për këtë kategori.

Nën rregullat e Akademisë, vetëm një produkt i pavarur dhe jopolitik, i njëjtë me akademinë në Shtete e Bashkuara të Amerikës, mund të nominojë një pretendent në kategorinë e filmave në gjuhë të huaj. Shtete individuale kanë proces tjetër të përzgjedhjes.

Për shembull, Izraeli zakonisht propozon filmin që fiton çmimin “Ophir Award”, i cili është ekuivalent me “Oscarin” për këtë shtet. Por në shtetin e shkatërruar nga lufta, siç është Siria, nuk ka pasur një gjë të tillë derisa Mark Johnson, producenti veteran i Hollywoodit dhe kryetar i Komitetit akademik për mbikëqyrjen e “Oscar” në gjuhë të huaj, ka pranuar një kërkesë të pazakontë. Një grup i azilkërkuesve sirianë, duke përfshirë aktorë, shumë regjisorë e skenaristë, kanë kërkuar që të bëhet pranimi i parë për Sirinë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme