Beteja me sëmundjen në veprën e fundit të Sam Shepardit

Beteja me sëmundjen në veprën e fundit të Sam Shepardit

10 dhjetor 2017 15:00

Narratori pa emër në “Spy of the First Person”, vepra finale e dramaturgut Sam Shepard, vuan nga një sëmundje që e lë atë të palëvizshëm, të shkëputur nga vetë trupi i tij, por i zellshëm dhe me vetëdije të dhimbshme për gjërat që e rrethojnë dhe ndërgjegjen e turbullt.

“Duket sikur asgjë nuk funksionon tani. Duart. Krahët. Këmbët. Asgjë. Unë vetëm shtrihem këtu”, shkruan ai. “Duke pritur që dikush të më gjejë. Unë vetëm e shikoj qiellin”.

Një narrator i dytë e shikon burrin e sëmurë, me një shkëputje emocionale e kurioze, teksa ai përpiqet të marrë kontrollin mbi gjymtyrët e tij jofunksionale: “Ai ha djathë dhe pjekurina gjatë gjithë ditës. Çaj të ftohtë. Ai e pi atë. Por e kam vërejtur se ai ka telashe veçanërisht me duart dhe krahët e tij. Duart e krahët e tij nuk funksionojnë shumë. Ai përdor këmbët e tij, gjunjët, kofshët, për t’i afruar duart e krahët tek fytyra e tij, në mënyrë që të hajë djathin e pjekurinat”.

Shepard e ka shkruar librin në muajt e fundit të jetës së tij, kur shëndeti i tij përkeqësohej shpejt nga skleroza laterale amitrofike, apo sëmundja e Lou Gehrigut. Ai gjithmonë kishte qenë tepër i rezervuar dhe nuk e kishte bërë publik lajmin për shëndetin e tij të dobët, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Kur vdiq në korrik të këtij viti në shtëpinë e tij në Kentucky, në moshën 73-vjeçare, pak njerëz përveç familjes, miqve të ngushtë e bashkëpunëtorët e dinin se cila ishte diagnoza e tij.

Por Shepard eksploroi gjendjen e tij nëpërmjet shkrimeve të tij – në një prozë të gjallë e të saktë, që transformoi simptomat e tij të përkeqësuar në diçka që ngjason me poezinë. Ai fillimisht shkruante në fletore, siç e kishte bërë zakonisht, por kur gjendja e tij u bë edhe më e keqe dhe ai nuk mund t’i kontrollonte më duart, ai incizonte fjalët e tij.

Vepra të cilën “Knopf” e botoi javën që shkoi, është një portret pa maskë dhe intim i një burri që përballet me fundin e jetës, derisa reflekton mbi të kaluarën dhe vrojton se si e tradhton vetë trupi i tij.

“Ai është duke shikuar veten teksa jeta e tij është duke u shuar, dhe ajo që e bën Sam derisa i ndodh kjo, me eksperiencën e tij, është shndërrimi në një prozë të jashtëzakonshme”, ka thënë LuAnn Walther, redaktore e veprave të Shepardit, e cila kishte bashkëpunuar me të për rreth 20 vepra... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme