Kulturë

Muzikanti i “instrumentit të çuditshëm”

Korno konsiderohet si një instrument i vështirë për ta interpretuar dhe për ta kontrolluar. Prandaj edhe rekomandohet që studentët që duan ta zgjedhin këtë instrument, të kenë të paktën një eksperiencë të mëparshme muzikore.

Roli i këtij instrumenti dihet se është shumë i rëndësishëm në formacione orkestrale apo të muzikës së dhomës. Por jo edhe shumë i njohur si instrument për koncerte recitale, shkruan sot “Koha Ditore”. Repertori për korno është klasik që ndërthur një gamë të laramanisë së ngjyrave dhe të notave.

Kornisti shqiptar Ilir Kodhima të gjitha këto i ka parasysh, por prapë mëton që të shkojë përtej limiteve të këtij instrumenti. Megjithatë, ai ka përmbushur disa prej atyre kërkesave apo nevojave që duhet të ketë një instrumentist i cili zgjedh kornon.

Do t’ia niste me fizarmonikë. Është i disiplinuar në ushtrimet dhe punën që bën. Kalon përtej kur zgjedh që të ngjitet në skenë për koncerte recitale e aq më tepër kur interpreton vepra që kanë elemente të jazzit.

Në mënyrë që kjo të ketë sukses, vepra duhet t’i përshtatet goxha mirë instrumentit. Por Kodhima nuk ndalet dhe mëton që të provojë edhe më tej që të nxjerrë në pah tingujt e bukur që mund të krijojë instrumenti që ka zgjedhur.

Një gjë të tillë ai e ka bërë në Prishtinë, në koncertin e tij ku u bë pjesë e edicionit të dytë të festivalit “Kosova Brass Festival”. Në një bisedë për gazetën ai ka rrëfyer për rrugëtimin e tij si kornist dhe vështirësitë dhe sfidat me të cilat përballet... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.