Artisti që hulumton identitetin

Artisti që hulumton identitetin

10 dhjetor 2017 09:47

Një pasion e nisi si fëmijë, sot është zhvilluar aq shumë saqë biografia e tij numëron tetë ekspozita personale e dhjetëra kolektive. Ia ka dalë të dallohet me punën e tij dhe konsiderohet si njëri prej protagonistëve të rinj më të angazhuar në skenën kulturore bashkëkohore shqiptare.

E ka kapërcyer kufirin e një mediumi për të eksperimentuar e hulumtuar veten. Sead Kazanxhiu, i lindur më 1987 në Fier e që jeton në Tiranë qysh prej vitit 2012, është artist vizual nga Shqipëria, shkruan sot “Koha Ditore”.

I diplomuar për pikturë në Universitetin e Arteve në Tiranë, gjatë studimeve, ka vazhduar të punojë në mediumin primar por me kalimin e kohës e ka zgjeruar punën e tij në skulpturë, instalacione, video dhe intervenime në hapësira publike.

Së fundi, veprat e tij kanë zënë vend edhe në Prizren. Në një bisedë për “Kohën Ditore”, ai rrëfen se si ka nisur udhëtimi i tij në botën e artit. Puna e tij është ekspozuar shpeshherë jashtë Tiranës, duke u ndalur në Budapest e Bruksel, Pragë, Brno, Gotenburg, Berlin, Drezden, Krakow, Bukuresht dhe deri në New Orleans.

Skica e Holokaustit ndaj romëve

“Të pikturoj kam filluar që në shkollën 8-vjeçare, por pa e ditur që kjo do të ishte rruga që do ta vazhdoja përgjithmonë. Ishte thjesht një pasion i cili filloi të kultivohej dita-ditës, derisa në një moment kisha kopjuar një skicë të Holokaustit të romëve, të cilën e kishte bërë piktori rom Ferdinand Koci”, nis rrëfimin Kazanxhiu.

Asokohe ishte në klasën e shtatë, dhe kur ia tregoi veprën mësuesit të tij, ai e kishte pyetur nëse donte ta vazhdonte kursin e pikturës në Shtëpinë e Pionierit në Fier... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme