Ne, ushtarët e dritës, e dimë më së miri rëndësinë e momentit të duhur

Ne, ushtarët e dritës, e dimë më së miri rëndësinë e momentit të duhur

10 dhjetor 2017 07:30

Petrit Domi, i padiplomuar në regji filmi në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, studimet i ndërpreu shkaku i pakënaqësisë ndaj UP-së dhe profesorëve të tij.

Hyri në botën e fotografisë qysh në moshën 11-vjeçare, falë babait të tij, drejtor i fotografisë, Ruzhdi Domi, për të mos iu ndarë asaj tash e gati tri dekada, e, siç thotë ai, duke u shërbyer tri elementeve që kanë të bëjnë me dritën, shkruan sot “Koha Ditore”. Kablloman, ndriçues, skenograf, piktor, fotograf, foto-laboratorist, kameraman, DOP, montues, producent, regjisor, janë detyrat që ka bërë në projekte të shumta.

Vetëm gjatë luftës së fundit në Kosovë, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, hoqi dorë prej kamerës e aparatit fotografik. Fotografitë e tij që realizoi pa pushkë në dorë u bënë dëshmi për krimet e kryera ndaj shqiptarëve.

Ka qenë njëri nga themeluesit RTK-së i angazhuar si supervizor e trajner i kameramanëve, po ashtu bashkëthemelues i ekipit të parë televiziv të KTV-së, nga themelimi i tij... Ndonëse me një karrierë të gjatë, ka qëndruar në hije, duke kryer misionin e “ushtarit të dritës”

Domi është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Tregimin tim e fillova qysh në shkollën fillore, në klasën e pestë, kur isha 11 vjeç. Ishim në vizitë, në drekë, te gjyshërit e mi tashmë të ndjerë, në Prizren. Pas drekës u ula afër babait, pas një momenti afërsie, ai më pyeti nëse doja ta mësoja fotografinë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme