Kulturë

“Bloodlands” - një horror që nis prej gjakmarrjes

Familja e një kasapi mezi e mban veten. Mishtorja e Skënderit (Gëzim Rudi) ka marrë tatëpjetën. E problemet ekonomike ngjallin pasiguri të madhe në familjen katëranëtarëshe. E bija, Iliriana (Alesia Xhemalaj) i ndihmon të atit rreth punës prej kasapi. Duket se dyqani i babait dhe puna me gjak nuk i pëlqejnë fare. Por gjaku më vonë bëhet shenjë e mbajtjes gjallë të një zakoni arkaik: gjaku lahet me gjak.

Pasdarket janë të nxehta në familje. Shpresa (Suela Bako) nganjëherë u rrëfen fëmijëve edhe për shtrigën që jeton në male e për të cilën i tregonte gjyshi. Por Skënderi nuk e duron këtë histori. Shpesh ngre zërin duke thënë se bëhet fjalë për rrëfime të sajuara që nuk kanë të bëjnë me realitetin. Gjuha e fytyrës së tij duket sikur ia përgënjeshtron ato që ia nxjerr goja. Shtriga përshkruhet si dikush që jeton në bjeshkë.

Herë pas here shfaqen në ekran hije të saj e edhe pamje të një figure të dyshimtë që nuk zbulohet. Krejt kjo e bën edhe më të mistershëm “Bloodlands”, filmin e parë horror në shqip, i cili të enjten është dhënë premierë në Prishtinë e Prizren. Hapësira ku jeton kjo familje ka njohje për disa të rinj të veshur keq që zbresin nga mali e kërkojnë ushqim. Skënderi i përzë edhe nga koshi ku ka hedhur kockat...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.