“Lakorja e Iks’it” botohet në frëngjisht

“Lakorja e Iks’it” botohet në frëngjisht

09 dhjetor 2017 12:13

Romani i akademikut Eqrem Basha, “Lakorja e Iks’it” prej fillimit të vitit që vjen do të mundë të lexohet edhe në frëngjisht. Është shtëpia botuese “Non Lieu” që ka botuar me titullin “La ligne de fuite”, e që do të dalë në treg më dhjetë janar. Veprën e botuar në shqip nga Botimet KOHA më 2011, botuesi francez e ka paralajmëruar në gazetën “Le Figaro”.

Sipas përshkrimit që i bëhet kësaj vepre, personazhi anonim i këtij romani vendos të futet në heshtje të plotë ndaj rrethit dhe ndaj shoqërisë, shkruan sot Koha Ditore.

“Por, duke vendosur të mos marrë më pjesë as në diskutimin më të vogël, për të mos iu përgjigjur asfarë provokimi dhe ofendimi, ai për kaq nuk është më pak aktiv dhe në luftë me dhe në vete”, shkruhet në këtë prezantim të përkthyer nga akademiku Rexhep Ismajli...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme