Kulturë

“Miqësia anglo-italiane ishte shumë më e rëndësishme sesa Shqipëria”

Britania e Madhe ishte pajtuar në parim me pushtimin italian të Shqipërisë. Prandaj, edhe pasoi heshtja e Qeverisë britanike kur Mbreti Zog kishte kërkuar ndihmën e demokracive perëndimore kundër agresionit italian. Madje, për të treguar shpërfilljen e tij, kryeministri britanik, Çamberlain, u largua nga Londra në natën e 6 prillit për pushime 10-ditore në Skoci.

Kryeministri i përmbahej deklaratës që pati bërë po atë ditë në Dhomën e Komunave se “Britania nuk ka interesa të drejtpërdrejta në Shqipëri”. Britania shpresonte se me aneksimin e Shqipërisë do të qetësohej Italia dhe ajo do të shndërrohej në një partner për Britaninë, sikurse deklaronte Lordi Perth “nga një pikëpamje botërore, miqësia anglo-italiane ishte shumë më e rëndësishme sesa Shqipëria”, shkruan sot Armend Mehmeti në Koha Ditore.

Refuzimi nga Qeveria britanike bazohej në dy arsye: se kjo ishte lojë e Zogut për të manovruar, dhe të ulte kërkesat italiane të cilat do t’i pranonte në fund, dhe e dyta, nëse Musolini kishte vendosur të okupojë Shqipërinë, atëherë asnjë demarsh nuk do të kryente punë përveç forcës ushtarake, e Britania e Madhe nuk ishte e gatshme që për shkak të Shqipërisë të futej në luftë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.