Me 18 muaj vonesë ndërhyhet në monumentin e rrezikuar në Prishtinë

Me 18 muaj vonesë ndërhyhet në monumentin e rrezikuar në Prishtinë

08 dhjetor 2017 10:06

Prishtinë, 8 dhjetor – Një vit e gjysmë pasi u cilësua si monument i rrezikuar e dhjetë muaj pasi u rrethua me shirita e rrethoja llamarine, institucionet e trashëgimisë kulturore kanë nisur ndërhyrjet në objektin në qendër të Prishtinës. Ishte Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore ajo që “Shtëpinë e Musli Hoxhës” në rrugën “Luan Haradinaj” e kishte futur në listën e monumenteve që paraqesin rrezik për kalimtarët.

Tashmë punonjësit e QRKT-së kanë vendosur skelet dhe pjesën ballore të shtëpisë dykatëshe e kanë përforcuar me shtylla të drunjta. QRKT-ja gjatë verës së këtij viti nuk ishte lejuar nga familja Hoxha që të realizonte ndërhyrjen. Por kësaj radhe kanë vendosur që të intervenojnë edhe pa lejen e familjes. Punimet kanë nisur në fillim të javës, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas këtij institucioni, kësaj radhe do të realizohet projekti i intervenimit emergjent për ta shpëtuar monumentin. Krejt puna planifikohet të rrumbullakohet me 7 mijë euro. Gjatë ditëve në vazhdim edhe pjesët e tjera të shtëpisë do të përforcohen me shtylla (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme