Emërohet Këshilli Drejtues në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Emërohet Këshilli Drejtues në Teatrin Kombëtar të Kosovës

06 dhjetor 2017 12:38

Ka kohë që Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës nuk ka qenë funksional, si pasojë e dorëheqjes së disa anëtarëve.

Së fundi, ministri i Ministrisë së Kulturës, Kujtim Gashi ka emëruar Këshillin e ri Drejtues të këtij institucioni.

Sipas KultPlus në këtë këshill janë: Burbuqe Berisha, Shkëlqim Millaku, Fisnik Ademi, Jahja Shehu, Orhan Kërkezi, Ismet Azemi e Valon Kashtanjeva.

Pritet të mbahet shpejt mbledhja e parë e këtij Këshilli, në mënyrë që të zgjidhet edhe udhëheqësi i këtij organi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme