Kosova e Shqipëria me bashkëpunim formal për të drejtat autoriale

Kosova e Shqipëria me bashkëpunim formal për të drejtat autoriale

06 dhjetor 2017 11:03

Prishtinë, 6 dhjetor - Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro-Furxhi, dhe ministri i Kulturës i Kosovës, Kujtim Gashi, janë marrë vesh që në pesë vjetët e ardhshëm dy shtetet të bashkëpunojnë në fushën e të drejtave të autorit.

Në një ceremoni që ishte prezantuar me pompozitet, në mbledhjen e dy qeverive në “Shtëpinë e flamurit” në Korçë, dy ministra nëpërmjet hedhjes së firmave në një memorandum bashkëpunimi kanë përcaktuar në parim se do të organizojnë ngjarje të përbashkëta në fushën e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta, shkruan sot Koha Ditore.

Por krejt kjo është bërë pa u specifikuar qartë se si do të veprohet konkretisht. Madje, të paktën Ministria e Kulturës e Kosovës nuk ka kurrfarë planifikimi buxhetor për këtë. Krerët e ministrive janë marrë vesh për bashkëpunim. Aktivitete dypalëshe përshkruhen në pesë pika të këtij dokumenti të nënshkruar javën e kaluar.

Dy shtetet synojnë shkëmbimin e praktikave më të mira në aktivitet e tyre të zakonshme, organizimin e vizitave studimore ashtu siç bien dakord financiarisht palët, e shkëmbimin e njohurive dhe eksperiencave në aktivitetet e rritjes së ndërgjegjësimit për të drejtat e autorit (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme