Tenori Riad Ymeri përkrah Cristina Fontanellit në New York

Tenori Riad Ymeri përkrah Cristina Fontanellit në New York

06 dhjetor 2017 10:05

Prishtinë, 6 dhjetor - Tenori kosovar Riad Ymeri do ta ndajë skenën me këngëtaren e operës Cristina Fontanelli, në “Peter Jay Sharp Theatre” të New Yorkut. Së bashku do të këndojnë duetin nga opera “Traviata” e kompozitorit Guiseppe Verdi, por jo vetëm kaq. Ai është tenori i vetëm mysafir në koncertin që do të mbahet këtë fundjavë.

Skena e “Peter Jay Sharp Theatre” që ndodhet në Broadway, lokacionin e njohur të 41 teatrove prestigjioze, do të bëjë tok edhe instrumentistë të njohur e të ftuar specialë, në mesin e të cilëve aktori hollywoodian Tony lo Bianco, i cili njihet për rolet në filmat “The French Connection” dhe “The Seven-Ups”, shkruan sot Koha Ditore.

Ai është fitues i çmimit “Obe Award” dhe ishte i nominuar për “Tony Award”. Së bashku do të bëhen pjesë e koncertit tradicional i cili organizohet për të 14-in vit me radhë nga Fontanelli. Në paralajmërimin për këtë ngjarje thuhet se këngëtarja e operave, aktorja dhe fituesja e çmimeve të shumta, Cristina Fontanelli, do të sjellë programin e saj të këngëve dhe arieve më të dashura napolitane dhe ato të Krishtlindjeve në edicionin që titullohet “Christmas In Italy”. Fontanelli do të këndojë këngë klasike dhe vepra të popullarizuara italiane, siç janë “Torna a Surriento”, “Mamma”, “Italian Street Song” dhe “O Sole Mio”.

Do të këndojë edhe arie nga opera të njohura si “Madame Butterfly” apo edhe opera të tjera të Puccinit, “Ave Maria” dhe këngë të Krishtlindjeve të përcjella nga muzikantë të njohur botërorë në piano, mandolinë, kitarë dhe fizarmonikë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme