Kulturë

Ministria synon ndëshkimin e shkatërruesve të monumenteve

Prishtinë, 6 dhjetor - Ministria e Kulturës është e vendosur që ata të cilët kanë shkatërruar a ndërhyrë jashtëligjshëm në trashëgimi kulturore t’i nxjerrë para organeve të drejtësisë. Tri dosje tashmë janë gati. Vazhdon të presë edhe të tjera.

Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, kompanitë që kanë shfrytëzuar objektin e hotelit “Grand” për vendosjen e posterëve gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale dhe Bashkësia Islame e Kosovës, janë rastet për të cilat, bashkë me dosjet e tjera në procedurë, Ministria e Kulturës ka vendosur t’i drejtohet asaj të Drejtësisë në mënyrë që të ngrihen kallëzime penale dhe të bëhen kërkesë-padi për veprime të ndërmarra që bien në kundërshtim me Ligjin për trashëgimi kulturore, shkruan sot Koha Ditore.

Këto veprime janë ndërmarrë dy javë pas kërkesës së kabinetit të ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, që ata të cilët ndërhyjnë jashtëligjshëm në monumente të mos mbesin të pandëshkuar...(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.