“Sukseset e artistëve jashtë kufijve krijojnë imazh të mirë për Kosovën”

“Sukseset e artistëve jashtë kufijve krijojnë imazh të mirë për Kosovën”

05 dhjetor 2017 17:32

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi priti në takim, ekipin e filmit fitues “Martesa” të regjisores Blerta Zeqiri.

Ai e përgëzoi Zeqirin dhe ekipin e filmit “Martesa” për arritjet e tyre dhe suksesin e filmit, i cili ka triumfuar në festivalin prestigjioz PÖFF | Tallinn Black Nights Film Festival, me çmimin e kritikës ‘Fipresci Prize’ si dhe me çmimin special për ansamblin e aktorëve në kategorinë “First Feature Competition” në Gala mbrëmjen e organizuar në Tallinn të Estonisë.

Ai u shpreh se sukseset që po tregojnë artistët tanë jashtë kufijve të Kosovës, po ndihmojnë në krijimin e një imazhi të mirë për Kosovën, andaj këto rezultate janë motivi më i mirë për të vazhduar përkrahjen edhe më të madhe për punën dhe performancën e tyre..

Regjisorja e filmit, Blerta Zeqiri, falënderoi ministrin për përkrahjen e Ministrisë dhe shtoi se puna e tyre nuk do të ndalet me kaq por do të punohet edhe më shumë në prurjen e sukseseve tjera me qëllim të promovimit të vlerave filmike të vendit tonë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme