MKRS shënoi Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit

MKRS shënoi Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit

05 dhjetor 2017 16:47

Sot Ministria e Kulturës, Rinisë, dhe Sportit organizoi shënimin e ë Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Në të morën pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, Ambasadori i Misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Braathu, dhe Udhëheqësi i Zyrës së UNICEF në Kosovë, Dr. Brandao Co.

Gashi falënderoi secilin vullnetar për përpjekjet e mëdha dhe vetëmohuese për ndërtimin e shoqërisë gjithëpërfshirëse.

Ai tha se bazuar në kompetencat dhe përgjegjësitë tona institucionale, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndërmarrë masat e nevojshme për të krijuar hapësirën dhe kushtet për zhvillimin e vullnetarizmit nga të rinjtë, ku në përputhje me Ligjin për Fuqizim dhe Pjesëmarrjen e Rinisë, kemi aprovuar një udhëzim administrativ që e rregullon punën vullnetare për të Rinjtë.

Ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, u shpreh i kënaqur me punën e vullnetarëve të rinj në Kosovë. Ai duke falënderuar të gjithë për bashkëpunimin dhe punën e tyre, tha se mbështetja në rritjen e numrit të vullnetarëve nuk do të mungojë as në të ardhmen.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme