Pesë vjet pas alarmit iniciohet shpëtimi i veprave të Çavdarbashës Foto: Koha

Pesë vjet pas alarmit iniciohet shpëtimi i veprave të Çavdarbashës

05 dhjetor 2017 08:46

Pesë vjet pas alarmimit se veprat e skulptorit Agim Çavdarbasha po shkatërrohen, Ministria e Kulturës e ka bërë hapin e parë konkret për t’iu përgjigjur thirrjes për konservimin e tyre. Bëhet fjalë për ato që zënë vend në galerinë-muze të tij.

Në Projektligjin e buxhetit për vitin 2018, ky institucion tek kategoria e mbrojtjes dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore ka paraparë 50 mijë euro për projektin e konservimit, shkruan sot “Koha Ditore”. Por, megjithatë, veprat të cilat ndodhen në oborrin e galerisë-muze në Çagllavicë − për të cilat familja shpeshherë ka alarmuar se ndodhen në prag të shkatërrimit − të paktën edhe sivjet do t’u ekspozohen reshjeve atmosferike.

Nevojë për trajtim kanë edhe veprat prej druri që ndodhen brenda galerisë, e të cilat janë dëmtuar nga një lloj insekti. Fondacioni që mban emrin e skulptorit të ndjerë disa herë kishte bërë kërkesë në MKRS për ndihmë financiare.

Për të parën herë kërkesë për shpëtimin e krijimtarisë së Çavdarbashës, Sebahate Çavdarbasha, udhëheqëse e “Fondacionit Çavdarbasha”, e kishte bërë më 2013, kur ministër i Kulturës ishte Memli Krasniqi. E në shtator të vitit 2015, ajo e kishte dërguar projektpropozimin në MKRS, për të kërkuar ndihmë financiare për konservimin e skulpturave.

Dhe kishte kërkuar takim me ministrin e Kulturës, asokohe Kujtim Shala, por s’kishte marrë asnjëherë përgjigje. E tek në vitin që vjen MKRS planifikon t’i përgjigjet kërkesës së familjes, që disa herë e ka përsëritur alarmin se veprimtaria e skulptorit të njohur rrezikon të zhduket krejtësisht nëse nuk shpëtohet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme