Kulturë

Filmi horror shqiptar “Bloodlands” fiton tre çmime në Festivalin e Sidnejit

Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Horror në Sidnej të Australisë , filmi i parë shqiptar i zhanrit horror është shpërblyer me tre çmimet më të rëndësishme të festivalit, shkruan KultPlus.

Ky projekt filmik që është realizuar nga produksioni australian “Kastlefilms” e me regji të Steven Kastrissios, është vlerësuar me çmimet: regjia më e mirë, filmi më i mirë australian dhe filmi më i mirë ndërkombëtar.

“Bloodlands” shpalos historinë e një gruaje të thjeshtë e cila dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj.

Atë e dëbojnë në mal, duke e quajtur shtrigë. E lënduar, e urryer dhe e dëbuar kjo grua vendos që të shndërrohet në një shtrigë të vërtetë dhe të marrë hakun për krejt dhimbjen që i kanë shkaktuar.

Në këtë film me rolet e tyre luajnë aktorët: Suela Bako, Ilire Vinca, Gëzim Rudi, Emiljano Palali, Alesia Xhemalaj, dhe ky film është prodhim australiano- shqiptarë. Ky film nga 7 dhjetori do të shfaqet në Kinemanë ABC, në terminin e rregullt prej orës 22:00.