“Battle of the Sexes” me humor për barazinë

“Battle of the Sexes” me humor për barazinë

03 dhjetor 2017 19:00

“Battle of the Sexes” është një film tejet i kënaqshëm, i mençur me kastë të mirë aktorësh, i cili bazohet në kontestin më serioz të kohëve moderne: betejën e gjinive, ndeshjen e tenisit të vitit 1973 në stadiumin “Houston Astrodome”.

Filmi “Battle of Sexes” në rolet kryesore sjell Emma Stone dhe Steve Carell, respektivisht tenisten, kampionen botërore Billie Jean King dhe ish-kampionin pesëdhjetë e ca vjeçar dhe të vetëshpallurin “mashkullin derr shovinist”, Bobby Riggs – i cili lufton për të dëshmuar se burrat janë më të mirë në tenis.

Në thelb filmi sjell sfidat e njëjta të cilat i kanë pasur pjesëmarrësit në jetën reale: sfida e tonit. Sa jo seriozisht duhet të merret kjo ndeshje? Asnjëri i cili është i përfshirë në këtë nuk mund të jetë i sigurt për rezultatin; asnjëra prej të dyja palëve nuk mund të jetë e sigurt se mund të shmangë poshtërimin dhe prandaj të gjithë kishin interes që ta merrnin qetë, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Deri në një pikë. Por vetëm njëra palë përballet me përuljen jashtë arenës sportive dhe në jetën e përditshme. Filmi shfaq humorin e njëjtë të hijshëm të heroinës.

Në vitin 1973 King ishte e inatosur nga fakti se lojtaret në grandslam paguheshin më pak në krahasim me meshkujt, përkundër që tërhiqnin numrin e njëjtë të shikuesve në stadium. Ajo formoi “Women’s Tennis Association”dhe pasi që King ishte e dënuar me dëbim nga klubi i tyre, për ndërmarrjen e tenistëve meshkuj ishte skandaloze kur kuptuan se gratë po gjenin mbështetje tek publiku amerikan që i donte si rebele e si pioniere. Ato morën sponsorë madje edhe mbulim simpatik medial.

Më pas zë vend pamaturia sociopatike dhe veterani i “Wimbeldonit”, Riggs, irritohet thellësisht nga suksesi i King, për shkak se ai s’është me në qendër të vëmendjes. Ai më pas e sfidon Kingun në një ndeshje për çmim – në frymën e njëjtë që sot disa burra do të sfidonin dikë duke kërkuar që të numërojë pesë gra komediane. Pas disa hezitimeve, King pranoi. Sarah Silverman është tejet argëtuese në rolin e saj të promoteres së grave, Gladys Heldman.

Stone ka inteligjencën dhe çiltërsinë e Kingut. Ajo është simpatike dhe e prekshme; adresimi i saj nga kamera është i pastër dhe me energji, një hapje e veçantë e syve. Dhe Billie Jean i saj është e ndjeshme kur e kupton këtë, përkundër që është e martuar, ajo bie në dashuri me një grua: floktaren Matilyn Barnett – një tjetër performancë e shkëlqyeshme nga Andrea Riseborough.

Sa i përket Carellit, ai është aktori i vetëm për rolin e Riggs: tipi pa humor, luftënxitës që mendon se është jeta dhe shpirti i ndejës, teksa vesh kostume qesharake. Në jetën reale Riggs ishte dashur që të kishte aftësi në hedhje të topit që do të rrëzonin fuqinë e goditjes së Kingut... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme