Tmerri nën udhëheqjen e Stalinit drejt Luftës së Dytë Botërore

Tmerri nën udhëheqjen e Stalinit drejt Luftës së Dytë Botërore

03 dhjetor 2017 15:00

Një furi e gjuetisë ndaj spiunëve dhe sabotuesve e tronditi Bashkimin Sovjetik në fund të viteve tridhjetë, derisa Joseph Stalin nxiti policinë e tij të demaskonte fashistët e Trotskyt, devijuesit në të djathtë dhe të majtë, shkatërruesit dhe armiqtë e fshehtë me libreza të partisë.

Por nëse aplikohet logjika perverse e stalinizmit, agjenti më i madh për të minuar premtimin e revolucionit të vitit 1917 dhe për të transformuar aspiratat e miliona njerëzve në despotizëm të përgjakshëm - objektivisht, siç do të thoshin stalinistët - ishte vetë diktatori.

Stalini kishte vrarë më shumë komunistë dhe kishte bërë më shumë përpjekje për të minuar lëvizjen ndërkombëtare komuniste, sesa Adolf Hitleri, shkruan “Washington Post”, transmeton “Koha Ditore”. Ndryshe nga shokët e Leninit, Lev Kamenev, Grigory Zinoviev, Nikolai Bukharin dhe Lev Trosky që kishin krijuar aleanca me Hitlerin, pasi u akuzuan rrejshëm në gjykimet e viteve 1936-1938, ishte vetë Stalini ai që në vitin 1939, siç shpjegonte Trotsky, ai që kishte avancuar “kandidaturën për rolin....e agjentit kryesor të Hitlerit”.

Në “Stalin: Waiting for Hitler, 1929-1941” (Stalini: duke pritur Hitlerin 1929-1941), një libër voluminoz prej më shumë se 1 mijë e 100 faqesh, historiani Stephen Kotkin ligjërues në “Princeton University” prezanton detaje të gjalla që një pjesë e jetës së Stalinit - dhe historisë sovjetike - në një mënyrë që si askush tjetër fascinon studiuesit dhe lexuesit e përgjithshëm për eksperiencën sovjetike.

Në vitet e tridhjeta ishte dekada e “revolucionit nga larg”, që dëboi fshatarët dhe i konvertoi ata në furnizues bujqësorë për shtetin, qytetin dhe ushtrinë: ishte ajo kohë kur shteti lëshoi terror masiv mbi elitat dhe njerëzit e zakonshëm që shkatërronin Partinë Sovjetike Komuniste: kryqëzoi Ushtrinë e Kuqe, e disiplinoi inteligjencën në një konformitet të ngritur: dhe çoi miliona njerëz në ekzil, kampe burgu e emigrim: nëse veç ia kishin dalë të mbijetonin. Gjatë një viti, 1937-1938, rreth 700 deri në 800 mijë shtetas sovjetikë dhe të huaj të pafat të këtij shteti ishin ekzekutuar.

Stalini kishte shpallur zyrtarisht që kolektivizmi, fundi i marrëdhënieve tregtare dhe lindja në despotizëm, ishin në fakt ndërtimi i socializmit - me çfarë pajtohet autori i këtij vëllimi - por për kritikët e Stalinit në anën e majtë (përkrahësit e Trotskyt, social-demokratët dhe intelektualët e pavarur marksistë), ata ishin “revolucioni i tradhtuar”, një kundërrevolucion i përgjakshëm.

Vetë pamja e librit, që është vëllimi i dytë i një trilogjie të planifikuar dëshmon për hulumtimin e jashtëzakonshëm që ka bërë Kotkin dhe mbledhjen e zellshme të materialeve për ta shkruar atë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme