Në art nuk ka gënjeshtër

Në art nuk ka gënjeshtër

03 dhjetor 2017 07:30

Arta Agani është drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Kosovës. Po ashtu është ligjëruese e tipografisë në “Akademia Evolucion” në Prishtinë.

Studimet master për dizajn grafik i ka përfunduar në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Agani ka përvojë si kuratore e ekspozitave, si ligjëruese dhe po ashtu si menaxhere e projekteve artistike, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përvoja e saj profesionale artistike është zgjeruar sidomos kur ka punuar si koordinatore e projektit ndërkombëtar “Artistët e së nesërmes” në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Gjatë periudhës sa ka menaxhuar projektin, ajo ka dhënë udhëzime për procesin e realizimit dhe ka kuruar ekspozita të shumta.

Projektet e saj përfshijnë “Muzeu i Memories” në Prishtinë dhe “Art in Embassies” me Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë.

Në punën e saj artistike, Agani preferon të përdorë mediat e reja eksperimentale dhe instalacionet. Ka marrë pjesë në ekspozitat: “Design Retrospective” në Galerinë Kombëtare të Kosovës më 2000, “Portrait” në mars të vitit 2001 në po të njëjtin institucion, “International Peace Exhibition” në Tokio më 2001, “Women from Mars” në “Vision 2000 + Gallery”, “Muslim Mulliqi” në Galerinë Kombëtare të Kosovës më 2006, “Museum of Memory” në Prishtinë etj. Sivjet ishte kuratore e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Artit në Venecia, në të cilin u ekspozua vepra “Lost and found” (E humbur dhe e gjetur) e artistit kosovar me nam botëror, Sislej Xhafa.

Agani është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Galeria. Kam punuar në vende të ndryshme pune në karrierën time tashmë 25-vjeçare, prej montazhit në shtypshkronjë, revista, organizata ndërkombëtare e deri te menaxhimi i OJQ-së, por të gjitha këto rrugë kanë çuar në një vend: në Galeri... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme