Dialog në piano e trombon për magjinë e instrumenteve frymore

Dialog në piano e trombon për magjinë e instrumenteve frymore

02 dhjetor 2017 18:31

Ka qenë një përzgjedhje e qëlluar që koncerti të hapet me sonatën anonime çeke, e me këtë edhe edicioni i dytë i “Kosova Brass Festival”, festivalit ndërkombëtar që për synim ka t’u japë zë instrumenteve të tunxhit e atyre që luajnë në to.

Lukas Motka në trombon dhe Misbah Kaçamaku në piano nëpërmjet kësaj vepre kanë dëshmuar bukurinë e veprës, e njëkohësisht edhe atë të lidhjes midis tingujve pianistikë e ato të instrumentit frymor jo krejt anonim, por që nuk është fort i shpeshtë në koncerte të muzikës serioze në vend, shkruan sot Koha Ditore.

Dyshja e ka vazhduar koncertin në amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në kryeqytet me “Aria Concertante” të kompozitorit çek Vaclav Smita. Kësisoj të pranishmit rrugëtimin muzikor e kanë vazhduar me një vepër të njohur për këto dy instrumente. Kaçamaku e Motka nëpërmjet lojës së tyre ia kanë dalë që sadopak të ngrohin sallën goxha të ftohtë, të enjten mbrëma.

Kombinimi i pianos me trombon ka qenë kryefjalë për një kohë për t’i lënë hapësirë më të madhe këtij të dytit. Motka ka vazhduar i vetëm me veprën “Snake’s Skin Shedding” të kompozitorit çek Vaclav Riedlbauch...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme