Pikëpyetjet rreth shtatores së Adem Jasharit në Lipjan

Pikëpyetjet rreth shtatores së Adem Jasharit në Lipjan

02 dhjetor 2017 16:30

Të martën, më 28 Nëntor u përurua shtatorja e komandantit Adem Jashari e punuar nga skulptori durrsak, Idriz Balani. Lartësia e shtatores është rreth 3 metra e 25 centimetra. E derdhur në bronz ajo peshon afërsisht një ton. Arsyeja pse u zgjodh kjo punë nga Belani është se boceti i tij u vlerësua më i miri nga autoritetet e Lipjanit.

Se sa arriti skulptori të futej thellë në botën e heroit, nëse ngjan realisht pamja e shtatores me pamjen reale të heroit, i përket a jo frymës socrealiste skulptura, apo ka diçka nga e sotmja, janë pyetjet që ngre kjo vepër. Por jo vetëm kaq. Nëse i plotëson kriteret për një figurë madhështore nga koka e deri te këpucët, nëse ka kreativitet vepra ose pse gjithmonë heronjtë i paraqesim me pushkë dhe plumba dhe a mund të qëndrojë heroi pa këto, janë të tjerat, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo çfarë duhet të theksohet është se përse kryeqyteti - përveç që ka shtatoret e Gjergj Kastriotit, Ibrahim Rugovës - nuk e ka Adem Jasharin, siç kanë shtatore e buste të tij qytetet e vogla dhe fshatrat. A tregon kjo papërgjegjësi nga autoritetet e vendit, të cilat si duket neglizhojnë portretin derisa në media e lavdërojnë, ose u hedhin hi syve qytetarëve për respektin dhe dashurinë ndaj heroit. Kryeqyteti meriton që nga e kaluara ta ketë figurën skulpturën monumentale të heroit tonë...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme