Kulturë

Etika diskurseve e “Këngëve...” të Radovan Zogoviqit

Vepra “Ardhësit - Këngët e Ali Binakut” (1937/1958) e autorit malazias Radovan Zogoviq është një vepër atipike në korpusin e letërsive ballkanike, si për kontekstin specifik të shfaqjes së saj, ashtu edhe për strategjitë diskurseve, të cilat i vë në funksion, dhe posaçërisht për etikën diskursive dhe relacionin ndaj Tjetrit, i cili në letërsitë ballkanike (por jo vetëm) ka qenë dhe është per definitionem problematik.

Procesi i leximit dhe i receptimit të këtij teksti te ne kryesisht është realizur në kornizat e kritikës kontekstuale (historike e politike) (Çapriqi 2015, Berisha 2016), prandaj edhe uni lirik (ich form), sipas koncepcionit të njohur hegelian, barazohet me zërin e poetit: “Këngët e Ali Binakut janë zëri i poetit Radovan Zogoviq, janë zëri i ndërgjegjes së tij dhe i atyre që nuk pajtoheshin me masakrat që shteti zbatonte ndaj shqiptarëve, shkruan sot Anton Berishaj në Koha Ditore.

“Dhe na rrëzuan, na zhveshën në bar, na shkelën (Kënga e tretë). Ali Binaku përsiat për të kaluarën dhe të tashmen, ballafaqon fakte e të dhëna; i peshon me mprehtësinë e mendjes dhe me pasurinë e përvojës...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.