Reshjet e rrëshqitjet e dheut po rrezikojnë edhe monumentet

Reshjet e rrëshqitjet e dheut po rrezikojnë edhe monumentet

02 dhjetor 2017 09:01

Reshjet e dendura që vijojnë prej 48 orësh, dhe situata e rënduar nga moti i keq, ka sjellë dëme edhe në objektet e trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

Është Ministria e Kulturës e cila thekson se po monitoron me kujdes situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi, ndërsa ka bërë publike edhe objektet e dëmtuara nga vërshimi i ujit.

Konkretisht, është duke u monitoruar me kujdes Ura e Golikut, e cila është nga më të rrezikuarat. Një grup pune po inspekton dhe monitoron objektin.

Gjithashtu problematike duket situata në Kishën e Gjon Pagëzorit në Derven të Krujës Monument Kulture, e cila është në zonë të përmbytur. Forumi Bizantin në Durrës për shkak të reshjeve ka rrëshqitje të dherave dhe disa gurëve të mbushjes së trotuarit.

Megjithatë sipas ministrisë, deri tani nga raportimet periodike nuk ka emergjenca në objektet e trashëgimisë, por situata të kontrollueshme në disa pika ku janë paraqitur probleme për shkak të përmbytjeve dhe reshjeve masive.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme