Kulturë

Deputetja shqiptare kërkon hapjen e Katedrës së Shqipes në Zagreb

Descriptive Text

Këshilli i Mësuesve Shqiptarë në Kroaci është takuar me deputeten shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prlaskaj, me të cilën u bisedua për mbështetjen e nxënësve dhe mësuesve shqiptarë në Kroaci, sikurse edhe për ndërgjegjësimin e prindërve për rëndësinë e mësimit të gjuhës dhe kulturës shqipe, shkruan KultPlus.

Emine Lekaj Prlaskaj ka mirëprite propozimet e mësuesve shqiptarë duke i mbështetur kërkesat e tyre. Sipas një njoftimi, bëhet e ditur se deputetja shqiptare tashmë ka realizuar disa takime me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit në Kroaci për të filluar procesin e rikualifikimit të mësuesve shqiptarë, hapjen e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Zagreb, sikurse që ka ofruar mbështetje për realizimin e projekteve të Këshillit të Mësuesve.