MRKS premton adresimin e problemeve me të cilat përballen teatrot e qyteteve

MRKS premton adresimin e problemeve me të cilat përballen teatrot e qyteteve

01 dhjetor 2017 16:15

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi ka pritur sot përfaqësuesit e Shoqatës Sindikale të Teatrit të Qytetit të Gjilanit, të prirë nga Naser Zymberi.

Sipas njoftimit për media, ministri Gashi gjatë këtij takimi u njoftua për së afërmi me problemet dhe sfidat me të cilat janë duke u ballafaquar aktorët e teatrit të qytetit të Gjilanit, me theks të veçantë problemet me pagat e aktorëve.

Naser Zymberi, kryetar i Sindikatës së Teatrit të Qytetit të Gjilanit njoftoi Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vonesat në ekzekutimin e pagave dhe i kërkuan të angazhohet në zgjidhjen e statusit ligjor të aktorëve të këtij teatri.

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi gjatë këtij takimi ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin politik të tij që të angazhohen fuqishëm në adresimin e kësaj çështje problematike për aktorët e teatrove jo vetëm të Komunës së Gjilanit por edhe të komunave tjera në Republikën e Kosovës. Ai potencoi faktin se së shpejti MKRS përmes institucioneve përgjegjëse, do të fillojë punën për formimin e grupit punues për të adresuar të gjitha sfidat dhe problemet me të cilat janë duke u ballafaquar teatrot e qyteteve në funksionimin e tyre për realizimin e qëllimit të lirisë krijuese dhe artistike në veprimtaritë e teatrove të qyteteve.

Gjithashtu, MKRS do të angazhohet që në koordinim me komunat përkatëse të sigurojë zgjidhje të qëndrueshme për funksionimin e teatrove në mbarë territorin e Republikës së Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme