Kulturë

Pesë filma të Kosovës janë prezantuar para selektorëve të Berlinales

Katër filma të metrazhit të gjatë dhe një dokumentar janë prezantuar para selektorëve të Berlinales, filma këta të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, shkruan KultPlus.

Filmat artistik të metrazhit të gjatë që po synojnë Berlinalen janë: “Fusha e Mëllenjave” nga Arzana Kraja, “Njeriu i Dosjeve” nga Ismet Sijarina, “Një tregim Prishtine”, nga Burbuqe Berisha, dhe “Qiej të trazuar” nga Anton Ndreca. Kurse dokumentari që do të prezantohet po ashtu para selektorëve është “Me dasht’, me dasht’, me dasht’ nga Ilir Hasanaj.

Mbetet të shihet se nëse ndonjë nga këta filma mund të shfaqet edhe premierë në këtë festival prestigjioz.