“Martesa” vlerësohet si debutimi më mbresëlënës evropian i këtij viti

“Martesa” vlerësohet si debutimi më mbresëlënës evropian i këtij viti

01 dhjetor 2017 10:03

Prishtinë, 1 dhjetor - Një prej debutimeve më mbresëlënëse evropiane të këtij viti në festivalin e kategorisë “A” në Tallinn është vlerësuar filmi “Martesa” nga Kosova. Portali i parë evropian që i dedikohet kinemasë, “Cineuropa”, ka publikuar një kritikë për filmin e regjisores Blerta Zeqiri, që pati premierën botërore në edicionin e 21-të të “Tallinn Black Nights” të mërkurën dhe u shfaq edhe të enjten për audiencën e festivalit.

Në artikullin me titull “Martesa: dashuria e ndaluar në një shoqëri kontradiktore”, gazetari Vladin Petkoviq vlerëson se debutimi në film të gjatë i filmbërëses kosovare Blerta Zeqiri është një rrëfim dashurie i thurur në mënyrë mjeshtërore me një pikëvështrim të fuqishëm mbi komunitetin LGBT.

“Blerta Zeqiri është mbase një prej emrave më të njohur të filmbërjes nga Kosova, falë filmave të saj të shkurtër - veçanërisht ‘Kthimi’ i vitit 2012, që i solli çmime në festivalet e Sundances e të Sarajevës. Filmi i saj më i ri ‘Martesa’ e pati premierën botërore në ‘Tallinn Black Nights’ në konkurrencën e filmit debutues artistik dhe është një prej debutimeve më mbresëlënëse evropiane të këtij viti”, shkruan Petkoviq. Pasi e dallon nga konkurrentët me të cilët “Martesa” është në garë për çmimin e festivalit, që shpërblen debutimet në metrazh të gjatë, ai shpalos rrëfimin e filmit (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme