Si ka ndryshuar në shekuj praktika e leximit

Si ka ndryshuar në shekuj praktika e leximit

30 nëntor 2017 12:56

Leximi nuk ka qenë gjithnjë siç e praktikojmë sot, të vetëm në dhomë, në tren, në lulishte apo biblioteka. Dikur lexohej me zë të lartë në grup, ndërsa vajzat që lexonin vetëm në dhomë konsideroheshin të rrezikshme.

Njerëzit e konsiderojnë leximin si një hobi diskret, një aktivitet të heshtur i zhvilluar përmes zërit të mendjes, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Greket e lashtë i lexonin me zë të lartë tekstet e tyre e ashtu bënë europianët për shekuj me radhë, por nga shekulli i 17, praktika e leximit në Europë ka ndryshuar në mënyrë drastike.

Teknologjitë e tekstit si dhe rritja e të shkruarit në gjuhën e popullit ndihmoi në krijimin e praktikës qe ne shijojmë sot; përvetësimi i fjalëve pa i thënë më zë të lartë ato. Mes studiueseve ekziston një debat i ashpër lidhur me periudhën kur shoqëria kaloi nga leximi i zëshëm në atë të heshtur.

Në fund të viteve 700-t historiani Robert Darnton shkruante se për njerëzit e zakonshëm në Europën e modernizmit të hershëm, leximi ishte një aktivitet social që zhvillohej në punishte, plevica dhe taverna. Ai ishte gjithmonë oral sipas historianit. Leximi në privatësi u bë një normë për njerëzit e pasur, të arsimuar e që mund t’i lejonin vetes librat në vitet 1800.

Ndërsa shumë mendonin se praktika mundësonte krijimin e një marrëdhënie të pakufizuar me librin e fjalët pati nga ata që kritikuan. Skeptikët menduan se leximi i heshtur joshte ëndërrimtarët me sy hapur dhe dembelët. Praktika ishte aq popullore në shekullin e 19-të saqë disa mendonin se gratë që lexonin të vetme në shtrat, ishin të ekspozuara ndaj mendimeve të rrezikshme seksuale.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme